U tërhoq nga pasaportat e arta, Rama këmbëngul tek amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit: Duam ekspertizën e BE!

Kryeministri Edi Rama ka pranuar tërheqjen nga pasaportat e arta.

Gjatë konferencës me Borrell dhe Várhelyi, Rama tha se qeveria u tërhoq nga skema për pasaportat e arta pasi ka një proces në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Për sa i përket amnistisë fiskale, Rama u shpreh i vendosur për të mos hequr dorë dhe tha se pret ekspertizën e BE.

“Sa i përket pasaportave të arta, e kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së. Ne nuk do ta nxjerrim këtë çështjes në tavolinë pa parë si vendos Gjykata Europiane. Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është gjë e mirë në pari sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë së bashku, ndaj falënderim për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit”, tha Rama.

Sa i përket legalizimit të kanabisit, kryeministri deklaroi se do vijohet me procedurat parlamentare.

“E fundit, kemi përfunduar të gjithë procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor kështu që do vazhdojmë në parlament, duke pasur shumë qartë se nuk është çështja si e shkruajmë, por edhe se si e zbatojmë dhe për të gjithë elementë e monitorimit janë mirëmenduar, por sigurisht do gjykohet në praktikë”, u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *