Arrestimet e zyrtarëve, Rama: Të marrin avokat, koha e të paprekshmëve që qëndrojnë nën ombrellën e pushtetit ka mbaruar!

Kryeministri Edi Rama foli sot për arrestimet e zyrtarëve të majtë.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Rama tha se kushdo që ka punë me drejtësinë të marrë avokat, pasi qeveria nuk e ofron këtë shërbim. Më tej ai theksoi se koha e të paprekshmëve nga drejtësia dhe qëndrimi nën ombrellën e qeverisë, ka marrë fund.

“Reforma në drejtësi ka filluar të japi fryte domethënëse, por nuk është fushë me lule.

SPAK po godet njerëz të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Koha e të paprekshmëve që qëndrojnë nën ombrellën e pushtetit ka mbaruar. Ne jemi të vetmit në rajon që e kemi reformën në Drejtësi.

Zbatimi i saj ka problemet e veta, por ne nuk i kemi vënë në diskutim ato që drejtësia e re vendos. E kemi bërë të qartë që cilido qoftë që ka punë me drejtësusë duhet të ,arrë avikat. Qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *