U takua me ambasadorin italian, Rrumbullaku: Bashkëpunojmë për të luftuar krimin e organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është takuar këtë të mërkurë me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Rrumbullaku ka falënderuar ambasadorin për kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga ana e tij për Policinë e Shtetit.

Sakaq është theksuar se ky bashkëpunimi mjaft i deritanishëm do të thellohet akoma më tej, për të luftuar me më efikasitet krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër, ambasadori Bucci e uroi Drejtorin e ri për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e ambasadës dhe të Policisë italiane, për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, për të përmbushur sa më mirë misionin e përbashkët, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *