U rizgjodh në UEFA/ Rama uron Dukën

Komuniteti europian i futbollit i besoi për të dytën herë një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Ai mori 45 vota, si asnjë anëtar tjetër që mori pjesë në garë.

Kreu i qeverisë Rama e uroi publikisht Dukën për zgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ndërkohë që shprehu hapur mbështetjen për të qenë krah FSHF-së për organizimin e eventeve të rëndësishme.

“Po shfrytëzoj këtë moment për të uruar presidentin e FSHF-së Armand Duka për zgjedhjen e tij për herë të dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Nuk është e rastit dhe është nder për Shqipërinë që të jetë pjesë e vendimmarrjes në qeverisjen e futbollit” – tha Rama gjatë ceremonisë së përzgjedhjes së projektit të stadiumit të ri të Korçës.

Kryeministri Rama tha se mbështet ambicien e FSHF-së për të mundësuar kampionatin europian të të rinjve, organizuar nga UEFA. FSHF ka aplikuar për këtë projekt gjigant dhe pret vendimin e UEFA-s.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *