U qëllua me 3 plumba në sy të gruas e fëmijës, ky është 50-vjeçari (Emri)

50-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shijak është Ardjan Çyrbja, ndërsa autori i dyshuar është Ervis Hodo.

Ky i fundit ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit , i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës.  Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra, i ardhur disa dekada me parë me banim në Shijak. Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *