U pikas në baltë, xhenierët shpërthejnë granatën në Tiranë

Një granatë e vjetër është plasur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xheniere. Shpërthimi i kontrolluar është kryer në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Policia njofton se granata ka qenë e zhytur në baltë, kur është lokalizuar. Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje, dhe kanë kryer një shpërthim të kontrolluar.

“Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i Thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë”, bën të ditur policia.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *