U mbytën pasi i mori rrjedha e ujit, gjenden trupat e pajetë të babë e bir

Policia e shtetit ka njoftuar se ka gjetur trupat e pajetë të babë e birë që u mbyten ditën e djeshme në Malësinë e Madhe, pasi rrjedha e ujit, mori para makinën që ata po udhëtonin. Trupat e tyre u gjetën nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Ndërkohë vajza që po udhëtonte me viktimat, fatmirësisht mund të shpëtojë.

Makina me të cilën po udhëtonte Pjetër Gjoka së bashku me dy fëmijët e tij të mitur u mor nga rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.
Bogë është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *