U la në burg për mashtrim/ 30-vjeçarja: Jam kërcënuar nga 4 banda

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 30-vjeçaren Milena Deraj, e akuzuar per mashtrim me pasoja të rënda. Në seancë ajo ka pretendeduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme. Deraj është shprehur se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng.

Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, akuzohet se mashtroi 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpallën në kërkim dhe personat që u mashtruan nga 30-vjeçarja pasi me vetëgjyqësi e kanosën kthimin e parave.

Mashtrim me ‘vlerë’ 570 mijë euro, jepet masa e sigurisë për Milena Deraj


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *