U kapën me lekë dhe fletë votimi në makinë, Apeli lë në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Apelit ka vendosur masën ‘Arrest me burg” për Denis Xholin dhe Albjon Çekun. Këta dy shtetas u kapën në Maqellarë të Dibrës me 5 milion lekë dhe fletë votimi në makinë.

Ata akuzohen për krim zgjedhor në Dibër gjatë fushatës zgjedhore. Më 22 prill makina e dy personave u ndalua nga simpatizantë të PD pasi dyshonin se shpërndanin lekë për fushatë.

Automjeti mbeti i bllokuar për 1 orë teksa në automjet u gjetën kartmonedha 5 mijë lekëshe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *