Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës, nuk pranon prova shtesë për qarkun e Vlorës

Kolegji zgjedhor ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD-së për prova shtesë për zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë. Kolegji mori të njëjtin vendim edhe dje për qarkun e Gjirokastrës.

PD vijon me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *