U kap me armë zjarri në makinë, arrestohet Don Xhoni

Reperi i njohur Don Xhoni është vënë në pranga nga policia e Kosovës pasi është kapur me armë zjarri. ‘Insajder’ shkruan se reperi nga Drenica, është ndaluar nga policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme në autostradë.

Gjatë kontrollit, në mjetin tip ‘BMW’, Don Xhonit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje. Nuk dihet nëse ndaj reperit do të vendoset gjobë dhe do të lirohet apo do të mbahet në qeli.

Don Xhoni është arrestuar edhe disa herë të tjera me armë zjarri, por është liruar brenda pak orëve duke paguar gjobën përkatëse. Hera e fundit që u prangos ishte vera që lamë pas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *