Zyrtare/ Këlliçi: Do kandidoj për Tiranën

Deputeti Belind Këlliçi do të jetë kandidati i parë zyrtar që do të futet në primaret e Partisë Demokratike për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi shpalosi sot platformën e tij, vetëm pak orë pas marrëveshjes së nënshkruar mes PD-së dhe Partisë së Lirisë. Gjatë fjalës së tij, ai tregoi dhe arsyet që e shtynë ta merrte këtë vendim.

“Kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike. Ky vendim u arrit për disa arsye: së pari Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. E kam të papranueshme të mbetem një dëshmitar okular i kësaj katastrofe në Tiranë. Të rinjve këtu u duhen tre jetë për të blerë një apartament.

Kandidoj pasi besoj se për të drejtuar Tiranën duhet të fitosh në fillim besimin e forcës ku kandidon. Unë nuk i bëj kurrë bisht garave dhe përballjes. Nuk kam asgjë për tu turpëruar dhe jam krenar për rrënjët e mia. Nuk kam të vdekur në ndërgjegje. Nuk e kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt. Mua nuk më lidh asgjë me këtë model të neveritshëm”, tha Këlliçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *