Buxheti për Sigurinë Kombëtare/ Çuçi: Do financojmë për një strukturë të re në zonat bregdetare

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas mbajtjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, për buxhetin 2023.

Çuçi në ‘Facebook’ shkruan se investimet këtë vit do të jenë 7.6 herë më shumë se viti i kaluar.

Sakaq shton se me këtë buxhet do të financohet për edhe ngritjen e një strukture të re me mjete lundruese për sigurinë posaçërisht në zonat bregdetare.

Postimi i plotë:

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend për të prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Brendshme.

Pavarësisht situatës së vështirë të diktuar nga inflacioni i luftës në Ukrainë, ia kemi dalë mbanë të kemi një buxhet 14% më të lartë se viti 2023, për të amortizuar efektet negative duke rritur me 15% pagat për rreth 75% të trupës policore, por edhe duke përqendruar pjesën më të madhe të investimeve në teknologji dhe sisteme dixhitale që na mbrojnë nga sulmet kibernetike.

Në tërësi këto investime janë 7.6 herë më shumë se viti i kaluar. Në vlerë rreth 500 milionë lekë nga buxheti i #MB dhe 278 milionë lekë nga AKSHI për llogari të sistemeve të Policisë së Shtetit. Lajm i mirë shumë, që me buxhetin e vitit të ardhshëm do të financojmë edhe ngritjen e një strukture të re me mjete lundruese për sigurinë posaçërisht në zonat bregdetare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *