U kap me 1000 rrënjë kanabisi, arrestohet shqiptari në Belgjikë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge në zonën e Souvret, pasi u kap duke u kujdesur për rreth 1000 rrënjë kanabisi brenda një banese të përshtatur si plantacion për bimët narkotike.

Sipas mediave belge bimët ishin ndarë në 3 dhoma, ku në total u gjetën 963 rrënjë për të cilat kujdesej i riu shqiptar.

Para gjykatës i riu pranoi rolin e tij si përgjegjës në rritjen e bimëve të kanabisit për llogari të personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e një organizate të strukturuar kriminale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *