U kap duke shitur kokainë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane pasi u kap duke i shitur drogë një personi.

Mediat Italiane raportojën se shqiptari sapo ka vënë re patrullën e policisë ka tentuar të arratiset me mjetin e tij, por nuk ka mundur, pasi është ndaluar nga efektivët e Komisariatit të Gallarate. Policia ka ndaluar autorin dhe blerësin si dhe kanë sekuestruar lëndën narkotike.

Policët kanë kryer një kontroll të plotë, i cili ka mundësuar gjetjen e 8 dozave shtesë, 2 telefonave celularë 2700 euro dhe 100 franga zvicerane. Në komisariat, agjentët i nënshtruan analizës me anë të një narkotesti një mostër të vogël të lëndës së sekuestruar, e cila i dha rezultat pozitiv kokainës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *