U hodh nga makina për të shpëtuar, vdes emigranti shqiptar në Itali

Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se makina ka bërë një frenim të gjatë më shumë se 50 metra, duke përfunduar me daljen e rrugës në të majtë dhe është përplasur me një pemë, si pasojë e së cilës makina është përmbysur në fushë.

Mësohet se 37-vjeçari ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur nga makina por nuk arriti ti mbijetonte plagëve.

Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *