U ekzekutua në Selanik, zbardhet identiteti i 50-vjeçarit shqiptar

Shpëtim Bajrami është viktima e atentatit të një dite më parë në Selanik të Greqisë. Ai u vra nga një tjetër shqiptar, me të cilin pak minuta para ngjarjes ishte në të njëjtën kafe.

Pasi kanë pirë kafe, ata janë larguar me dy mjete të ndryshëm, por në afërsi të një karburanti, viktima ka dalë nga makina dhe i është afruar autorit ku e ka qëlluar me grusht, teksa ai ndodhej në makinën e tij.

Më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur. pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa autoritetet po punojnë për arrestimin e tij.

Dyshimet janë se ai mund të ketë lëvizur edhe në drejtim të Shqipërisë. Mësohet se mjeti Peugeot me targa NKN5671, tek i cili ndodhej ditën e ngjarjes, ka qenë në muajin qershor në Shqipëri.

Dalja e fundit nga Shqipëria rezulton të jetë në datën 29 qershor të këtij viti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *