U dhunua nga fisi Rraja/ Reagon Jashar Maja: Do marr hak, jemi 60 meshkuj

Jashar Maja, personi i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme nga anëtarët e fisit Rraja, sqaron arsyet e konfliktit.

Ai tha se gjithçka lindi nga dëmtimet që shpërthimet në guroren e Rrajës shkaktonin tek banesa e tij dhe familjarëve të tjerë.

Maja shtoi se është ankuar dhe ka denoncuar në polici dëmtimet që i janë bërë në banesë, por nuk është marrë asnjë masë

Kjo ka sipas tij ka sjellë “përgjigjen” e Rrajave, të cilët i dhunuan brutalisht me sendet të forta atë dhe djalin xhaxhait të tij, që ndodhet në gjendje të rëndë.

Jashari shtoi se video është bërë qëllimisht nga fisi Rraja për të treguar forcën në zonë, por shtoi se do të hakmerret dhe do ta zgjidhë personalisht nëse shteti nuk reagon dhe t’i kompensojë dëmin.

“Kemi qenë në vëzhgim që përpara dy ditësh. I kemi parë por ne kemi udhëtuar të pa mbrojtur se nuk i kemi borxh askujt. Jemi kërcënuar, do t’iu vrasim dhe me fjalët më banale. Unë nuk do ta lë me kaq këtë situatë. Veç ka ardhur një punonjës policie aty dhe na ka marrë një deklaratë dhe nuk na ka pyetur kush, a jemi të vdekur apo jemi të gjallë. Policia e Fushë-Krujës ka frikë të dalë të na dërgojë ne në Tiranë. Video është filmuar nga ata për të treguar autoritetin, ja kush jemi ne.

Po mos të ketë gajle, se do t’i bëjë dhe unë një video se ai nuk e di se kush jam. Do t’ia tregoj unë se kush jam. Më njeh në ajër, por kur ta bëjë videon do ta shohë gjithë bota çfarë do t’i bëj Xhelal Rrajës”, tha Maja.

Jashari tha se nëse shteti nuk jep drejtësi atëherë ai do të marrë hak dhe do t’i përgjigjet personalisht konfliktit ku citoi “ Nëse shteti nuk bën drejtësi të më shpronësojë individualisht se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë time, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes ‘të dalë fare’ nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *