U arrestua për vjedhjen e një tapeti e përfundoi në koma, ndërron jetë Jani Rustemaj

Ka ndërruar jetë në QSUT, Jani Rustemi, personi i cili përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni.

Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga Mjeku.

Jani Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.

Jani Rustemi ishte i shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *