U akuzua nga Berisha se bllokoi procesin e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Vladimir Qirjazi thyen heshtjen

Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili është bërë protagonist i dosjes së SPAK në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka thyer heshtjen.

Qirjazi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai kishte bllokuar procesin e privatizimit të kompleksit Partizani, ndërsa thekson se pas shkarkimit nga detyra e komandantit të mbështetjes logjistike, ishte emëruar zv.komandant në Forcën e Bashkuar në FA.

“Si punonjës shteti në detyrë të rëndësishme në atë kohë kam folur me letra, të cilat i kam lënë në institucionin që drejtoja dhe që besoj së janë edhe ne dosjen e prokurorisë. Për gjithçka flitet nuk është se e kam bllokuar unë procesin, por pse është dhënë kjo pronë.
Po e kam dorëzuar me ceremoni detyrën e komandantit të mbështetjes logjistike me 09 shtator 2009 dhe kam marrë një detyrë tjetër të rëndësishme në FA (zv komandant i Forcës së Bashkuar). Jam liruar PADREJTESISHT nga FA-ja (me propozim të ish-SHSHP, zotit Xhemal Gjunkshi dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami) me dekret të presidentit të kohës zotit Bamir Topi më 16 dhjetor 2011.”, sqaron Qirjazi.

Kujtojmë se në dosjen SPAK, Qirjazi thuhet se nuk ka qenë dakord për privatizimin e kësaj prone, ndërsa në dëshminë e tij tha se ishte shkarkuar padrejtësisht nga qeveria Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *