U aksidentua për vdekje me motor, vdes “Xubi” i Yzberishtit

Dy makina janë përplasur sot në bulevardin e ri në zonën e Yzberisht, dhe nga ky aksident ka gjetur vdekjen një person që po udhëtonte me motor. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personi që ka gjetur vdekjen quhet Fatmir Avdillari. Ai njihet me nofkën si “Xubi” i Yzberishtit. I ndjeri ka qenë duke udhëtuar me motor, teksa është përplasur me dy automjete të tjera.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr, shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fatmir Avdillari është dënuar më parë për ‘vrasje’, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për ‘trafik droge’ në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi, teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *