U aksidentua nga “G-Class” në Tiranë, Arjan Konomi sërish në reanimacion

Arjan Konomi, kryefamiljari që u aksidentua të dielën në Tiranë, teksa kalonte vijat e bardha bashkë me gruan dhe fëmijën 3 muajsh, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Shëndeti i tij është përkeqësuar dhe mjekët e kanë futur përsëri në sallën e reanimacionit për ta mbajtur nën mbikqyrje dhe të lidhur me aparaturat. Me disa brinjë dhe legenin e thyer, Arjan Konomi dje ishte në gjendje stabël.

Mbrëmjen e sotme, në orën 19.00 mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë kanë marrë vendimin ta kalojnë nën mbikqyrje për shkak të gjendjes jo të mirë. Foshnja 3 muajshe fatmirësisht nuk u lëndua nga aksidenti te “Rruga e Kavajës”, kur bashkëshortja e tij, Vilma ka politraumë por është e stabilizuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *