Turizmi në dhjetor/ Më shumë italianë se shqiptarë të Kosovës në hotele

Italianët kanë qenë ata që kanë kryesuar grupin e vizitorëve në muajin dhjetor 2022 në strukturat akomoduese shqiptare. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave treguan se 8.9% e net-qëndrimeve ishin nga ky grup duke lënë pas shqiptarët e Kosovës ku net-qëndrimet e tyre ishin 8.7% e totalit. Turqia renditet e treta 2.5% të net-qëndimeve dhe më pas vijnë Gjermania dhe Anglia.

INSTAT vlerëson se Numri i vizitorëve gjithsej në dhjetor 2022 është rritur me 11,1%, në krahasim me Dhjetor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e tjerë ku numri i vizitorëve rezident është rritur me 3,2% dhe numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 22,6%.

Rënia me 1% e netqëndrimeve në dhjetor 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë reflekton heqjen e plotë të kufizimeve nga pandemia që në vitin 2021 ishin ende në fuqi në shtete të ndryshme duke sjellë edhe një lloj tendence të ndryshme në destinacionet që përzgjidheshin për udhëtime.

INSTAT vlerëson se gjatë muajit Dhjetor 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 11,1%, krahasuar me Dhjetor 2021.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 19,6%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 8,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritjen më të lartë me 4,0%. Në muajin Dhjetor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,8%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (67,0%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,4%)” thuhet në publikim.

Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 14,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 2,0%.

Në muajin dhjetor 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (52,1%);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (57,4%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,6%)”, nënvizion INSTAT./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *