Turi ballkanik/ Rama mbërrin në Malin e Zi, pritet nga kryeministri Abazoviç

Mali i Zi ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, i cili po vijon ditën e dytë të turit të tij ballkanik.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit në Podgoricë nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Sipas axhendës së publikuar pak ditë më parë për turin ballkanik, Rama dhe Abazoviç do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 15:40.

Më herë gjatë ditës së sotme, Rama vizitoi Bosnje dhe Hercegovinën, ku takoi Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krisot dhe presidentin Denis Bećirović.

Turi ballkanik i Ramës do të mbyllet në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *