“T’u vra nxënësi”, Drejtoresha e shkollës në Gramsh tregon e përlotur si mësoi për ngjarjen

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Gramsh ku 15-vjeçari Fatjon Bici humbi jetën nga goditjet me thikë pas një konflikti.

Konflikti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës.

Drejtoresha e shkollës, Ardiana Hasa tregoi se si e kishte mësuar lajmin, që siç tha e kishte prekur shumë. Ajo u shpreh mes lotësh se 15-vjeçari ishte një fëmijë shembullor, dhe se kurrë nuk kishte krijuar ndonjë konflikt në shkollë.

“Fatjoni ka mbaruar orën e gjashtë të mësimit, ka pasur fizkulturë, ka dalë nga palestra bashkë me mësuesin e fizkulturës, ka takuar roje dhe e ka pyetur për motrën e tij nëse ka ikur apo jo në shtëpi. Pas 20 minutash më merr dikush në telefon dhe më thotë: ‘të është vrarë një nxënëse’. Nuk di të them çfarë përjetova, shkova menjëherë në spital dhe më thotë mjeku që Fatjoni kishte mbaruar. Dhimbja ishte e jashtëzakonshme. Po më mbyt dhimbja, na kanë marrë jetën e një fëmije shembullor” – tha Hasa./Euronews Albania

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *