Tronditëse/ Mbesa takoi tezen që e kërkonte prej vitesh ndërsa jetonte me të atin që e njihte si dajë

Regida ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të zbuluar prejardhjen biologjike të nënës së saj, Shkëndijes pas 63 vitesh.

Ajo nuk e di që stafi i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ka arritur ta gjejë këtë familje dhe në studio ndodhen Qemali dhe Emineja, fëmijët e njërës prej tezeve të mamit dhe në lidhje direkte nga Norvegjia është Mirela, një tjetër kushërirë. Të gjithë janë tronditur nga kjo histori sepse për Shkëndijen e dinin se ka ndërruar jetë pak ditë pas lindjes.

Regida: Një takim, përpara 4 vitesh diku, përpara periudhës së Covid-it, mami shkon për të bërë fizioterapi te një klinikë në Durrës. Aty takon një zonjë të moshuar dhe në radhë lindin këto muhabetet siç e kanë traditë shqiptarët.

Ardit Gjebrea: Nga je, nga të kemi, vajza e kujt je?

Regida: Po. Meqenëse zonja ishte në moshë, mami u prezantua me jam vajza e … tha emrin dhe mbiemrin e të ëmës dhe të atit. E shtangur, zonja i tha që jam motra e ish-nuses së dajës tënd të madh.

Ardit Gjebrea: Pra, si e kishte emrin zonja?

Regida: Zonja prezantohet me emrin Myzejen.

E ëma e Regidës, e quajtur Shkëndije kishte dëgjuar që daja i madh, i quajtur Agim, kishte qenë i martuar. Martesa e parë zgjati pak për shkak të sëmundjes së nuses, Qefseres, pasuar nga vdekja e saj. Nga martesa e dytë ka 4 fëmijë të tjerë ndërsa ai sot nuk jeton më. Me kalimin e ditëve dhe rrjedhjen e bisedave, Myzejeni vijonte t’i tregonte Shkëndijes për një mbesë të cilën mendonte që kishte vdekur.

Në një moment ajo i thotë Shkëndijes “mos je ti mbesa ime?” duke e shtangur. Shkëndija nisi të rendiste argumente që ajo ishte rritur në familjen e saj e jo në jetimore, kishte motra e vëllezër dhe kjo nuk i përputhej. Megjithatë, Myzejeni ishte e bindur se kishte takuar mbesën e saj sepse i thoshte që shihte një ngjashmëri shumë të madhe me motrën e saj që kishte ndërruar jetë, Qefseren.

Regida, vajza e Shkëndijes, tregon se më vonë mamaja e saj shkëputi kontaktet me Myzejenin, por e ëma ka pyetur të afërm duke kërkuar të vërtetën dhe një prej dajave ia ka pranuar që është e adoptuar.

Regida: Pyeti një dajë tjetër dhe pak ditë para Vitit të Ri ai ia pranoi dhe ia konfirmoi që ti je vajza e Agimit dhe e Qefseres.

Ardit Gjebrea: Pra, mami yt, i bie që të kishte takuar tezen e saj.

Ardit Gjebrea: Dhe tashmë mami po kërkonte tezen e saj, pasi ia kërkoi daja. Ndërkohë i tha je vajza e Qefseres dhe e Agimit. Dhe mami yt Agimin e dinte dajë, daja i madh. Ndërkohë mori vesh që ishte babai biologjik i saj. Dhe kush e kishte marrë mamin tënd?

Regida: Mamin tim e kishte marrë halla, e ka rritur halla dhe burri i hallës.

Ardit Gjebrea: Po pse e kishte marrë halla?

Regida: Po në momentin kur mami ka qenë në jetimore, i bie gjyshi i të ëmës, gjyshi i mamit tim ka qenë sëmurë duke vdekur dhe aty thotë “nuk më del shpirti duke lënë atë fëmijë në jetimore”. Nëna ime ngrihet dhe i thotë “të rrish i qetë se vajzën do ta marr, do ta rris si fëmijën tim bashkë me dy të parat”. Dhe mamin e mori halla.

Ardit Gjebrea: Për mos ta lënë në jetimore.

Regida: Po./tvklan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *