Tronditëse/ Familja afgane shet vajzën e mitur te 55-vjeçari (VIDEO)

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Afganistan. Familja ka shitur një 9-vjeçare si nuse të një 55-vjeçari.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në fjalën e saj e mitura Parëana Malik ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55 vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Ndërkohë prindërit e Parëanës thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna e varfër duke fituar disa dollarë në ditë.

Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *