Lajm tronditës/ BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Britani, erdhën pa prindër

39 fëmijëve shqiptarë që kanë kaluar kanalin e La Manshit gjatë muajve të fundit për në ishull pa prindër rezultojnë të zhdukur, autoritetet britanike kanë dhënë alarmin për shifrat shqetësuese.

Një shkrimin që mban firmën e gazetarit Simon Jones theksohet fakti se nuk ka asnjë gjurmë prej tyre që prej momentit që kur janë regjistruar nëpër zyrat e emigracionit në Angli.

BBC thekson se bëhet fjalë për fëmijë që nuk kanë mbushur 18 vjeç dhe që kanë hyrë në vend gjatë kohëve të fundit.

Sipas këtij lajmi, që prej tetorit 2022, autoritetet britanike kanë regjistruar 197 fëmijë shqiptarë që janë futur në vend, por nuk ka asnjë gjurmë për 39 prej tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *