Triumfoi në Kavajë/ Berisha takon kryebashkiakun Fisnik Qosja

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryebashkiakun e zgjedhur, Fisnik Qosja. Nëpërmjet një reagimi ne rrjete sociale, Berisha shkruan se Qosja ka mbështetjen të pakufishme, ndërsa i ka uruar suksese si qytetar i parë i Kavajës.

REAGIMI:

Takim me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja.

Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë.

Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *