Përplasen automjetet me njëra-tjetrën, lëndohet pasagjerja 20-vjeçare

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor “Fier-Patos”, ku për pasojë është lënduar një 20-vjeçare. Ndërkohë sipas bluve drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në datë 22.05.2023, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *