Tragjedia në Himarë/ Nano vë në lëvizje institucionet: Policia nuk do veprojë e vetme, kërkohet bashkëpunim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledisa Nano ka reaguar sërish pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku një 7-vjeçare u godit për vdekje nga skafi me drejtues Arjan Tasen.

Përmes një shkrese zyrtare, Nano i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për bashkëpunim në mënyrë që të sigurohet një sezon turistik i sigurt.

Sakaq shton se Policia e shteti duhet të informohet për çdo parregullsi dhe shkelje të ligjit.a

Shkresa e plotë:

Siguria në det, plazhe dhe ujërat e brendshëm në thellësi të territorit shqiptar, është prioritet i veprimtarisë së vendit tonë. Për të garantuar dhe siguruar jetën e qytetarëve dhe të pushuesve, përgjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, kërkojmë bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjitha hallkave institucionale për të monitoruar, kontrolluar zbatimin e ligjit dhe të akteve nënligjore në fushën e turizmit. Policia e Shtetit si aktor i rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë do të vijojë të ndërmarrë dhe penalizojë shërbime policore 24 në 24 orë, në të gjitha territoret e plazheve dhe zonave turistike. Për të arritur rezultate Policia e Shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse (detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejt përgjegjëse, për asnjë rast), të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të pajisjeve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me hapësirën detare. Duhet të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje apo moszbatim të ligjit nga çdo subjekt publik apo privat.

Policia e Shtetit nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse, nëse hallkat ndërinstitucionale nuk bashkëpunojnë dhe nuk zbatojnë ligjin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *