Tragjedia në Bullgari/ Ekspertiza nxjerr fajtor shtetin: Në rrugë nuk ka tabela, një aksident i mëparshëm dëmtoi mbrojtëset metalike…  

Shteti bullgar nuk ka nga ja mban tashmë dhe duket se në bazë të Konventës Europiane të Qarkullimit Rrugor do të paguajë të gjitha detyrimet dhe dëmshpërblimet për të gjitha viktimat e aksidentit në “Strumë”.

Kjo për shkak të një ekspertize më të fundit bërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, e cila verifikoi dhe vërtetojë se elementët rrugorë të vendosur në autostradë ishin gabim, të pakorrigjuar dhe shkaktar parësor të aksidentit që mori jetën e 45 personave nga Maqedonia e Veriut.

Sipas ekspertizës së re, Qeveria Bullgare do të jetë e detyruar që tashmë të paguajë jo më nga 250 mijë por nga të paktën 1 milion euro për secilën viktimë, shuma këto që bashkë edhe me siguracionet dhe detyrimet e tjera që kompania duhet t’u japë secilës viktimë, do të merren nga familjarët e tyre.

Sipas ekspertizës, bankinat në sheshpushimin autostradës “Struma”, ku ndodhi tragjedia me autobusin e “Besa Trans”, kanë qenë të vendosura gabimisht.

Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari kishte autorizuar një auditor ndërkombëtar që të kryente një ekspertizë të paanshme të gjendjes së rrugës, ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.

Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë në Sofje, duke nxjerr në pah detaje të reja që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e rastit tragjik të autobusit në Bullgari.

“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit.

Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër. Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”,- kanë thënë nga  Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.

Nga Prokuroria Publike në Shkup nuk tregojnë detaje nëse janë hetuar edhe tre autobusët e tjerë, të cilët ishin në turnin e përbashkët të udhëtimit në natën e kobshme. Ne pyetëm përse kanë nxituar tre autobusët e tjerë të lëshojnë sa më shpejtë Bullgarinë dhe se a janë marrë në pyetje udhëtarë e tjerë.

“Në procedurën për të cilën keni treguar interes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për vërtetimin e fakteve. Rasti është në fazën para hetimore, gjatë së cilës prokurorët publik nuk mund të ndajnë detaje për veprimet që janë duke u ndërmarrë momentalisht”,- u shprehën nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Përderisa hetimet vazhdojnë, nesër do të sillen edhe trupat e pa jetë në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se të premten në mëngjes, në aeroportin e Shkupit do të sillen viktimat dhe të njëjtën ditë, do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore.

Bullgaria ka siguruar dy aeroplan ushtarak për të transportuar 45 viktimat e tragjedisë, tha Ambasadori i Bullgarisë në vend, Angel Angelov.

“Po, nga ana bullgare janë siguruar dy aeroplan transportues ushtarak që do të fluturojnë nesër nga Sofja drejt Shkupit për të sjell trupat e tragjedisë”,- ka thënë Angel Angelov, Ambasadori i Bullgarisë ë Shkup.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *