Trafik droge në Gjermani-Zvicër/ Hetimet në Shqipëri nxjerrin ‘zbuluar’ dy persona, njëri prej tyre zyrtar shtetëror

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me homologët në Zvicër ka hetuar një rrjet trafikantësh droge, mes të cilëve kanë rezultuar të përfshirë edhe dy shqiptarë.

Mësohet se hetimet në Shqipëri nisën pas kërkesës nga autoritetet zvicerane, që kishin pasur indicie për përfshirje të shqiptarëve në këtë rrjet trafikantësh.

Mësohet se banda kryente trafik kokaine mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

Nga hetimi në Shqipëri ka rezultuar se nga dy personat e përfshirë, një prej tyre është zyrtar shtetëror. Zyrtari shqiptar dyshohet se rekrutonte persona në rrjetin e trafikut.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *