Toka nuk po gjen qetësi, një tërmet i fortë ‘shkund’ Greqinë! Paslëkundjet ende aktive

Duket se toka nuk po gjen qetësi. Një tjetër tërmet i fortë është ndjerë në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e detit në perëndim të Tilos, kryesisht në ishujt Kos dhe Nisyros të Greqisë.

Duke iu referuar Institutit Gjeo-dinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ishte e vendosur 16 kilometra në perëndim të Tilos, dhe thellësia 10 kilometra.

Pas tërmetit të fortë janë rregjistruar dhe dy paslëkundje të tjera me madhësi 3.4 dhe 3.3 rihter në të njëjtën zonë. Ndërkohë që zona ende vijon të ketë paslëkundje, me madhësi të vogla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *