Tjetër aksident/ Po lëvizte me biçikletë, ‘Benz-i’ përplas 60-vjeçarin në Fier

Aksidente të njëspasnjëshme po raportohen mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

Teksa ditën e sotme u shënuan disa aksidente ku lanë pas 3 viktima, një tjetër përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Uniformat blu raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen “Sheq i Madh”, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një çiklist 60 vjeç.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë pranë spitalit rajonal, ku po merr ndihmë mjeksore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak- Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier. Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *