Tiranë/ Nesër nis stërvitja ushtarake “Defender 23”

Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”.

Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet në Tiranë nga 22 maji deri në 3 qershor.

Forca të Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i janë bashkuar shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 23”.

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 17 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë më të madhen në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *