Tiranë/ Në pranga 6 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. N., 52 vjeç dhe R. G., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– F. H., 37 vjeç dhe A. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– D. L., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar një shtetase të mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin Ylli Avelli, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *