Tirana u përfshi nga stuhia/ Veliaj thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

Tirana gjatë pasditës së sotme është përfshirë nga një stuhi me rreshje të shumta dhe vetëtima. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarve të tregojnë kujdes.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj rekomandon reduktimin e lëvizjeve të panevojshme.

Njoftimi i plotë:

Ju lutem tregoni kujdes teksa kalon stuhia e beftë në Tiranë, brenda mundësive reduktoni lëvizjet e panevojshme!

Ekipet tona janë në terren për të larguar pemët e rrëzuara e hapur rrugët rurale.

Brenda orës rikthehet çdo gjë në normalitet!

Mirënjohje për mirëkuptimin!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *