‘Tirana ka humbur identitetin’/ Veliaj i përgjigjet Berishës: Kujto disko ‘Krokodili’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me ndërtimet në kryeqytet.

Veliaj tha se të gjithë ata të cilët hedhin akuza se ‘Tirana ka humbur identitetin’, janë po ata të cilët lejonin Diko Krokodili e kioskat te Parku Rinia dhe tek Lana.

Sakaq shtoi se Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u kthyer në kryeqytetin që të gjithë qytetarët duan.

“Kur dëgjoj Sali Berishën që thotë humbi identiteti i Tiranës, më kujtohet Disko Krokodili ku ne mbaronin tek Samiu dhe Lana ishte e gjitha bilardo dhe diskoja më e madhe ishte një krokodil gipsi në mes të Parkut Rinia, aty ku tani është këndi i lodrave që ka bërë Bashkia. Pra, së pari, unë receta nga ata njerëz që erdhën në Tiranë dhe e trajtuan si Genghis Khan civilizimin vetëm për ta zaptuar dhe për ta shkatërruar me kioska në të gjithë qytetin, unë receta nga këta nuk marr. Së dyti kam një sens mirënjohje për qytetin që i dha prindërve të mi mundësinë të krijojnë një familje dhe më dha mua mundësinë të kthehem nga Amerika dhe të bëhen kryetar bashkie i këtij qyteti. Dhe së treti, Tirana ka dhjetë me gishta. As nuk ia kanë marrë frymën njeriu se janë në tokë private. Nëse ato kulla do ishin shtrirë dhe do ishin katër katëshe, do kishin zënë gjithë qendrën e Tiranës. Dhe ne e duam dhe të kemi Champions League, dhe të kemi Roma Feynord, duam të kemi dhe Dua Lipa dhe Rita Ora, duam të kemi dhe Kryeqytetin Europian të Rinisë dhe qerpiç. Nuk funksionin dhe në leksik dhe në logjikë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *