Manchester City një pretendent për Champions League, Guardiola: Nuk e fitojmë dot në qoftë se…

Manchester City do të nis zyrtarisht rrugëtimin në Champions League me sfidën e parë kundër Sevilla të martën(6 shtator) në orën 21:00. City cilësohet nga ekspertët si një pretendent për të fituar titullin kampion në këtë turne. Guardiola dëshiron që të mbaj të tijët me këmbë në tokë duke u bërë të qartë se titulli nuk fitohet nga një individ.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Guardiola është shprehur: “Ne duhet të luajmë të gjithë bashkë dhe të përpiqemi të japim më të mirën tonë. Të afruarit duhe të japin maksimumin e tye ndryshe nënshkrimi i tyre do ishte i pavlerë. Nuk fitojmë dot në qoftë se mbështetemi te supet e Erling”.

Guardiola dëshiron shumë një titull Championsi me Cityn pasi provoi ta bëntë këtë me Bayern dhe nuk e arriti. Me Cityn tekniku spanjoll arriti finalen, por e humbi ndaj Chelsea. Por Guardiola nuk ka harruar të bëj dhe një thirrje tjetër lojtarëve: “Ne duhet të bëjmë mirë për ta ndihmuar Haaland, për të krijuar më shumë raste dhe më pas ai shënon gola”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *