“Ti ke shumë pëlqim për Einxhel por…”/Antonela i drejtohet Dj Dagz: I ke fjalët shumë të rënda

Mbrëmë teksa qëndronin jashtë në oborr, Einxhel dhe Dagz, kanë pasur një debat. Në mes ka hyrë edhe Antonela, e cila i është drejtuar Arbërit duke i thënë se ai i ka fjalët shumë të rënda.

“Mos rri duke thënë kështu, që i ke fjalët e rënda i ke edhe ti mundohesh ti nxjerrësh keq njerëzit prandaj acarohet edhe Iliri ndoshta me ty. E ke mënyrën shumë të keqe të të folurit”, i tha Antonela.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-konkurrentja e “Për’puthen” i thotë Dj Dagz-it se ai ka pëlqim të fortë për moderatoren.

“Ti ke shumë pëlqim për Einxhel, Einxhel mund të ketë pak pëlqim për ty por e ka se duket qartë. Ti Dagz je shumë i mirë por me një fjalë të keqe ti i hedh të gjitha poshtë”, u shpreh Antonela.

Këtu ndërhyn moderatorja e cila thotë: “Ky i mbledh dhe në momentin që i prishet terezia ti thotë të gjitha”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *