Tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të fshehura në autobusin e linjës Bari-Durrës, arrestohet 37 vjeçari

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të padeklaruara të fshehura në tavanin e autobusit.

Në pranga ka rënë Elson Rrodhe, shofer i autobusit të linjës Bari-Durrës. Pas kontrollit të bërë nga policia në tavanin e mjetit që drejtonte iu gjetën 99.700 euro të padeklaruara të ndara në 8 paketime.

Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Grupi hetimor i policisë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *