Tensionet në Veri/ Nis grumbullimi i qytetarëve serbë në 3 komunat

Pas një dite me tensione dhe dhunë, sot qytetarët serbë ka nisur të grumbullohen sërish në 3 komunat në veri të Kosovës.

Policia bën me dije se situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok aktualisht është e qetë.

“Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, thotë Veton Elshani nga ky institucion.

Sipas tij, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *