Lushnjë/ Përplasen dy makina, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. Dy mjetet janë përplasur në një kryqëzim pranë një shkolle.

Makinat kanë përfunduar në trotuar nga përplasja por fatmirësisht nuk ka pasur këmbësorë.

Një automjet tip ‘Toyota’ (taksi) është përplasur me mjetin tip ‘Audi,’ ç’ka ka shkaktuar lëndimin e taksistit dhe pasagjeres së tij.

Me ndërhyrjen e policisë dhe ambulancës janë nxjerrë nga mjeti të dëmtuarit dhe janë dërguar në spital.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *