Tensionet në Veri, Kurti: BE dhe NATO të na mbështesë, dhuna e Serbisë nuk tolerohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në kufi me serbët.

Përmes një konference për shtyp, Kurti tha se nga të shtënat nuk ka të plagosur, si dhe dhuna e Serbisë ndaj qytetarëve nuk tolerohet.

Sakaq i ka bërë thirrje partnerëve evropianë që të dënojnë dhunën e bandave kriminale.

“Mbrëmë ka pasur të shtëna dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur kanë ndaluar qytetarët në automjete dhe këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale agresive si rrallë herë më parë. S’është e lehtë për shtetin tonë se ata i mbështet fqinji jonë. Janë me dhjetëra shkelje të ligjit të bëra dje me të cilat po merret policia e Prokuroria. Nuk ka të plagosur me armë zjarri. Ju lutemi të gjithë qytetarëve që të ndjekin informacionet zyrtare nga qeveria, ministria e Brendshme dhe policia e Kosovës.

Pikat kufitare Jarinj dhe Bërnjak janë ende të mbyllura sepse janë të bllokuara rrugët. Presim që sot të hiqen barrikadat. Të gjitha masat tona janë rend demokratik për siguri për të gjithë. Dhuna nuk do të tolerohet. Gjatë ditës së djeshme kam qenë në kontakt dhe me partnerët evropian e amerikanë. I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të dënojnë dhunën e bandave kriminale”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *