Tensionet në veri/ Deputeti gjerman, Peter Beyer vizitë në Kosovë

Deputeti gjerman Peter Beyer ka vizituar sot Kosovën. Ai pritet që gjatë ditës së sotme të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku do të diskutohet mbi tensionet në veri të vendit dhe kërkesën nga Franca, Gjermania dhe BE-ja për zgjedhje të reja. Ai tha se kthimi i serbëve në institucione është i domosdoshëm dhe se zgjedhjet nuk duhet të bojkotohen edhe njëherë. Sakaq ai është shprehur se së fundmi ka dëgjuar një deklaratë të bërë nga kreu i qeverisë, Albin Kurti i cili pretendonte se do të kishte zgjedhje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

“Më lejoni të shtojë që dëgjova sot diçka që Kryeministri Albin Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme, pra jo vetëm në Veri por ndoshta në gjithë vendin. Kështu që nuk e di, është diçka që kam dëgjuar sot,” ka thënë Beyer në një intervistë për Klan Kosova.

Në këtë kontekst, Beyer duke iu referuar Kurtit dhe Vuçiçit ka folur gjithashtu kundër lojërave taktike dhe kundër influencimit të serbvë nga Vuçiç për t’i bojkotuar zgjedhjet.

“Pra asnjë bojkot, asnjë lojë taktike, nëse ekziston një vullnet serioz për të shtyrë këtë vend përpara” ka thënë Beyer duke i përmendur Kurtin e Vuçiçin. Për këtë të fundit ai ka kërkuar direkt që të mos i shtyjë serbët drejt bojkotit të pasi ata janë shtetas të Kosovës dhe askush s’duhet të përzihet në këtë situatë.

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *