Tensionet në Veri/ Blinken: Dënojmë veprimet e qeverisë së Kosovës

Pas tensioneve të raportuara në veri të Kosovës, ka reaguar edhe sekretari i SHBA, Antony Blinken.

Në reagimin e tij shprehet se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas tij po përshkallëzojnë tensionet dhe po shtojnë jostabilitetin.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”,  ka thënë ai.

foto galeri

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *