Tensionet në derbin Tirana-Partizani, policia arreston 4 tifozë!

4 persona janë arrestuar në lidhje me tensionet që ndodhën mbrëmjen e djeshme në derbin Tirana-Partizani. Tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, teksa dy janë shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë, shtetasit që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Deri tani janë arrestuar 4 shtetas: D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *