Tensionet Kosovë-Serbi/ Lajçak takohet me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak është takuar në Washington me zëvendës këshilltarin e parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Feiner dhe drejtoreshën e lartë për Europën Amanda Slott.

Vëmendja u përqendrua tek tensionet në Veri të Kosovës. “Një takim shumë i dobishëm me Zëvendës Këshilltarin e Parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Feiner dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Slott, për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-eskalimin dhe përparimin në dialog të mbështetur nga BE-ja”, shkruan Lajçak në rrjete sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *