Temperatura deri në minus 3 gradë celsius, ja si pritet të jetë moti ditën e sotme

Vendi ynë përgjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin.

Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokëve të dëborës në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *